Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zgjatet afati për apel kundër urdhrit për zhdëmtim në rastin Shala

Zgjatet afati për apel kundër urdhrit për zhdëmtim në rastin Shala

Gjykata Speciale njofton se në çështjen Pjetër Shala është zgjatur afati i mbrojtjes për dorëzimin e njoftimit për apel kundër urdhrit për zhdëmtim.

“Në çështjen Pjetër Shala, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi kërkesën e Mbrojtjes lidhur me zgjatjen e afatit dhe caktoi datën 28 janar 2025 për dorëzimin e njoftimit të tyre për apel kundër urdhrit për zhdëmtim. I njëjti afat vlen edhe për Mbrojtësin e Viktimave, nëse vendosë të dorëzojë njoftimin për apel. Më shumë informacion në versionin e redaktuar publik të vendimit të Panelit të lëshuar sot, 17 janar”, njofton Specialja.