Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Zeqiri: Vetëm Thaçi e rrëzon Kurtin, nëse ai lirohet nga Haga, Kurti më mirë të dorëhiqet vet

Zeqiri: Vetëm Thaçi e rrëzon Kurtin, nëse ai lirohet nga Haga, Kurti më mirë të dorëhiqet vet

Opinionisti Sadik Zeqiri thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti i druhet vetëm Hashim Thaçit. Ai shton se vetëm Thaçi e rrëzon Kurtin nga pushteti.

“Kurti i druhet veç Hashim Thaçit edhe veç ai njeri e rrëzon këta. As Lumiri, as Memli, as të tjerët. Veç një njeri, ai është Hashim Thaçi. Është strateg i luftës dhe strateg i paqes, unë qashtu e mendoj”, ka thënë Zeqiri në ARB Debat me Ridin në TV Arbëria.

Tutje ai thotë se në rast se Thaçi lirohet nga burgu “Kurti po të më dëgjojë mu, le të japë dorëheqje”.

“Në qoftë se ai lirohet nga burgu, në qat minutë që të jepet verdikti, Albin Kurti me më ngu mu jep dorëheqje vet, e le venin pa Qeveri, nëse është kryeministër. Sepse ai di qysh merr frymë Kosova”, ka shtuar Zeqiri.