Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Zeqiri për zgjedhjen e Bashës kryeparlamentar: Aksidentale, futboll i ligës së shtatë

Zeqiri për zgjedhjen e Bashës kryeparlamentar: Aksidentale, futboll i ligës së shtatë

Sadik Zeqiri, ish i burgosur politik e ka quajtur aksidentale zgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar.

Ai ka thënë në ARB Debat me Ridin se synimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ishte “t’i digjte të gjithë”.

“Lëvizja Vetëvendosje ka lujtë me karta të lojës brenda Kuvendit duke propozuar kandidatë për të cilin Kurti ka qenë i sigurtë se disa figura, disa emra nuk do të marrin votat e deputetëve të partive ish-opozitare. Ai ka dëshiru me i djegë të gjithë me radhë por megjithatë ka hasë në një mirëkuptim në PDK dhe disa deputetë të AAK-së”, ka thënë Zeqiri në TV Arbëria.

Tutje Zeqiri zgjedhjen e Bashës e ka krahasuar me “futboll të ligës së shtatë”.

“Prej vitit 2000 deri sot, kemi pasë liga e liga të ndryshme të përzgjedhjes së Kryetaritt ë Kuvendit, tani jemi në ligën e shtatë, të futbollit që lujnë nëpër katune…Mendoj që kurrë përzgjedhje ma të dobët nuk ka me pasë Kosova për kryetar të Kuvendit.”, ka shtuar Zeqiri.