Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Granit Begolli, Fatmir Limaj dhe Engjëll Bërbatovci.
Tifozi i njohur i futbollit, Blerim Zenuni ka komentuar performancën e Anglisë në 8 vitet e fundit dhe në këtë kampionat europian.
“Anglia ka shënuar vetëm ngritje viteve të fundit, por edhe në këtë kampionat, pasi ndaj Zvicrës e Holandës kanë zhvilluar futboll të mirë, pavarësisht nisjes së dobët të kampionatit”, tha ai.