Besfort Zeneli, vëllau i Arbër Zenelit ka konfirmuar se ka refuzuar Kosovën, duke shprehur dëshirën e tij për të luajtur për Suedinë.
Në një intervistë për SportBladet, ai thotë se ndihet mirë që e ka marrë këtë vendim.
“Unë jam përzgjedhur për Kombëtaren A të Kosovës tani, por e kam refuzuar. Tani më takon mua të siguroj që të luaj mjaft mirë për t’u përzgjedhur për kombëtaren e Suedisë në të ardhmen. Ndihem mirë që e kam marrë këtë vendimi. Suedia është më e drejtë për mua”, tha Zeneli.
Ndër të tjera ai ka theksuar se ka mbështetjen e familjes për vendimin që ka marrë.
“Më mbështesin në atë që mendoj se është e drejtë për mua. Që të zgjedh atë që më vjen mirë në zemër”, ka deklaruar Zeneli.