Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) Armend Zemaj e ka akuzuar VV-në për mashtrim dhe improvizim me projektligjin për sigurime shëndetësore, i cili dje u miratua dhe në lexim të dytë në Kuvend.
“I papranueshëm fakti se si VV-ja e kontrabandoj sot projektligjin për sigurime shëndetësore, brenda ditës në dy leximet, duke mashtruar dhe improvizuar, nga ngutia e madhe për ta kthyer në përfitim elektoral”, tha Zemaj.
Ai thekson se për këtë mashtrim, VV-ja do të ndëshkohet nga qytetarët më 9 shkurt.
“Patën 4 vite kohë, nuk u morën me të, por sot pa asnjë konsultim, pa u lënë kohë deputetëve të bëjnë propozimet e tyre për ta përmirësuar sado pak propozimin skandaloz të qeverisë së paaftë, që aftësinë e vetme e ka mashtrimin. Por, ky mashtrim do të ndëshkohet nga qytetarët më 9 shkurt. E sigurimet do të bëhen me qeverinë e re të LDK-së!”, ka shkruar Zemaj në një postim në rrjetin social Facebook.