Armend Zemaj deputet i zgjedhur i LDK, ka reaguar pasi që nuk ka kaluar raporti i komisionit të përkohshëm parlamentar për verifikimin e mandateve.
Ai ka thënë se arsyeja pse LDK ka votuar kundër është sepse duhet është shpërndarë dokumentacioni i dorëheqjes së kryeministrit dhe ministrave.
‘’Për arsye që nuk është shpërndarë dokumentacioni me kohë sa i përket aktit të dorëheqjes së kryeministrit dhe ministrave të cilët janë zgjedhur në zgjedhjet e fundit si deputetë. Për të siguruar siguri kushtetuese që nuk do të ketë shkelje të aktit më të lartë jurdik të Kosovës ne kemi kërkuar dokumentacion shtesë.’’, ka thënë ai mes tjerash.