Deputeti i LDK-së, ka zbuluar detaje lidhur me planifikimin e atentatit ndaj tij, dhe zyrtarëve të tjerë të këtij subjekti politik.
Zemaj tha se motivet e këtij atentati janë politike, pasi sic tha ai, nuk ka asgjë personale me askënd, shkruan Gazeta10.
“Gjithcka ka qenë në koordinim me policinë e Kosovës, gjatë këtyre 24 orëve ka dalur si informacion dhe është bërë publike këtë fazë pak më të hershme. Nuk po dua të jem i rezervuar jam jurist me profesion dhe dua t’i ruaj disa gjëra derisa të ketë prononcim nga policia e prokuroria. Nëse ekziston një mendësi në Kosovë se dikush duhet të elemenohet politikisht se përse është kundërshtarë I dikujt këtu në Ksoovë ose pse i takojnë LDK-së, e shihen si kuadro që mund të udhëheqin të ardhmen me Ksosovën kjo s’do koment. Nëse ata evidentohen sigurisht ata duhet trajtohen edhe në aspektin personal. Nga ajo cka është thanë motivet mund të jenë puro politike, sepse privatisht nuk kemi asgjë me askënd”, ka thënë Zemaj.