Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur i bindur se pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, LDK-ja do të marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës.
Ai tha se kryeministër i vendit do të jetë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.
Ai theksoi se LDK-ja garon me program dhe vizion të qartë.
“Ne do ta udhëheqim Kosovën. Më kë? Do të vendosin zgjedhjet e 28 dhjetorit. Aty matet pesha programore dhe pesha politike, si edhe mundësia e bashkëudhëtimit për të mirën e Kosovës”, u shpreh ai.
Zemaj shtoi se LDK-ja nuk hyn në garë me dilema dhe se të gjitha subjektet e tjera politike janë kundërshtarë elektoralë.
“LDK-ja nuk hyn në garë me ‘nëse’. Jemi në garë elektorale. Me ish-opozitën jemi të njëjtë në kuptimin politik, sepse janë kundërshtarë. Por ata që punojnë për progresin e Kosovës dhe që dëshmojnë përmes programit afërsi me temat zhvillimore të vendit, natyrisht se mund të jenë partnerë të mundshëm në qeverisje”, përfundoi ai.