Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Zemaj-Kurtit: Veç një marrëveshje s’e kemi votuar, deputetët e tu nuk po i votojnë ligjet e thjeshta

Zemaj-Kurtit: Veç një marrëveshje s’e kemi votuar, deputetët e tu nuk po i votojnë ligjet e thjeshta

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti që e fajësoi opozitën për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Zemaj tha se kanë votuar përveç njërës marrëveshje, teksa i kujtoi kryeministrit se as deputetët e tij nuk po i votojnë ligjet e thjeshta.

“Kryeministër me i thënë LDK-së sesi është qëndrueshmëria e shtetit të Kosovës, është sikur ai fëmija  i papjekur që i thotë prindit të vet ‘hajde babë t’i tregoj mexhat’. E dyta për me tregu që ju jeni serioz edhe jeni shumicë kuvendare ju i kaloni ligjet e thjeshta me votim të thjeshtë”.

“E  kalon Kodin Civil dhe i pyet deputetët e tu këtu se me votat e kujt i ke kaluar Ligjin për çmimin tavan të barnave, Ligjin për shëndetin riprodhues dhe dje nuk mujte me kaluar as Ligjin për librat shkollor. Ky është serioziteti i shumicës suaj parlamentare. Para se ta akuzosh LDK-në për mosvotimin e ndonjërës prej marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë ai.

“Vazhdoni me sfilata, me popullzim, vazhdoni me demagogji por kjo nuk ju bënë nder. Duhet të jeni përgjegjës për votën që e keni, për shumicën kuvendare dhe për përmbushjen e obligimeve që i keni sipas Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi”, ka thënë tutje Zemaj.

/TV Arbëria

Powered by WordPress