Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zemaj: Kryeministri të flas nëse qëllimisht do që të krijojë krizë financiare me buxhetin e vitit 2025

Zemaj: Kryeministri të flas nëse qëllimisht do që të krijojë krizë financiare me buxhetin e vitit 2025

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se në seancën e sotme plenare, duhet të jetë kryeministri Albin Kurti ai që duhet të jep shpjegim nëse do a po jo të krijojë krizë financiare me Buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Ai shton, se me këtë Projektligj të Buxhetit po shkelet vetë Kushtetuta, gjë të cilën duhet ta kundërshtojnë të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovë.

“Mendoj se kryeministri duhet të paraqitet sot këtu, në këtë seancë dhe ta thotë qartazi, nëse është qëllimi për të krijuar krizë financiare me buxhetin vjetor të Kosovës, duke krijuar precedentë të shkeljes Kushtetuese brenda këtij Projektligji, atëherë duhet të deklarojë qëllimin e tij, i cili qëllim duhet të kundërshtohet nga të gjithë deputetët këtu pa përjashtim, jo vetëm nga LDK-ja. Pse po e them këtë, sepse dokumentet bazë, dhe ato të cilat vijnë nga zyra ligjore e Kuvendit, që duhet të ishin parim thelbësor e përmbajtësor i punës së Komisionit në punën e asaj që quhet drejtësi juridike brenda kësaj duhet të jetë e qartë, tepër koncize dhe kjo të mos lejohet”, tha Zemaj.

Tutje, deputeti thotë se kjo qeveri ka mundur t’i ndajë 100 mijë euro për familjarë të vetë, por jo edhe për muzeun e luftës apo renovim të shkollave e të çerdheve, ku cek edhe ndarjen e buxhetit për ujë të pijshëm në disa fshatra të Kosovës.

“Nuk e kemi ditë deri sa është publikuar se keni ndarë 100 mijë euro për familjarët tuaj, e nuk keni ndarë 100 mijë euro për muzeun e luftës. Nuk keni ndarë buxhet për ujë të pijshëm në disa fshatra, as renovime në shkolla e në çerdhe”, u shpreh Zemaj.

Powered by WordPress