Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zemaj kritikon qeverinë e Kurtit: “Katër vite pa projekte, vetëm propagandë dhe polarizim në vitin e pestë”

Zemaj kritikon qeverinë e Kurtit: “Katër vite pa projekte, vetëm propagandë dhe polarizim në vitin e pestë”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar ashpër ish-qeverinë aktuale, duke e akuzuar për menaxhim të dobët dhe veprime joligjore që sipas tij kanë dëmtuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë dhe kanë larguar Kosovën nga agjenda euroatlantike.

Në një postim në Facebook, Zemaj shkruan se qeveria katër vitet e fundit nuk ka realizuar asnjë projekt zhvillimor, ndërsa në vitin e pestë po përdor propagandë, polarizim dhe një fjalor të ulët për të ndarë qytetarët në “patriotë” dhe “tradhtarë”.

“Në vitin e pestë, vetëm propagandë, polarizim dhe fjalor i ulët për t’i ndarë njerëzit në ‘patriotë’ e ‘tradhtarë’. Kosova meriton qeverisje të përgjegjshme, profesionale dhe të orientuar drejt integrimit dhe zhvillimit”, shkroi Zemaj.