Disa media perëndimore sugjerojnë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka informuar Uashingtonin se do të shkarkojë Valeriy Zaluzhnyi, kreun e forcave të armatosura të Ukrainës.
Thashethemet për shkarkimin e tij të afërt kanë qarkulluar dhe zakonisht i referohen mosmarrëveshjeve të dukshme midis dy burrave, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv.
Uashingtoni nuk ka bërë asnjë koment, duke thënë se kjo është çështje e Ukrainës dhe jo e ShBA-së.
Ndërkohë, të premten mbrëma u dëgjuan sirenat ajrore në të gjithë Ukrainën juglindore derisa grupe dronësh rusë u raportuan që po shkonin drejt qyteteve Kryvi Rih, Kherson, Dnipro dhe Odesa.