Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Zelensky: Turqia mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Zelensky: Turqia mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ishte “i lumtur të dëgjonte” se Turqia mbështet ofertën e Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s.

Zelensky, i cili foli së bashku me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, në një konferencë të përbashkët për shtyp në Stamboll, tha se të dy udhëheqësit diskutuan “çështjet kryesore të punës sonë në kontekstin e NATO-s, veçanërisht përgatitjen për një samit të Vilniusit”.

Ukraina pritet të jetë në krye të agjendës së atij takimi javën e ardhshme.

“Unë ngrita çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në aleancën e NATO-s dhe isha i lumtur kur dëgjova se Presidenti [Erdogan] mbështet Ukrainën që të jetë anëtare e NATO-s”, tha Zelensky.

Zelensky tha gjithashtu se të dy udhëheqësit folën për “punën e përbashkët në kompleksin ushtarak-industrial, zhvillimin e teknologjive, prodhimin e dronëve dhe drejtime të tjera strategjike”

/TV Arbëria

Powered by WordPress