Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Zelensky thotë se Rusia po përdor raketa të Koresë së Veriut për të sulmuar Ukrainën

Zelensky thotë se Rusia po përdor raketa të Koresë së Veriut për të sulmuar Ukrainën

Ukraina dhe Rusia kanë vazhduar sulmet me njëra-tjetrën gjatë natës, me Presidentin Volodymyr Zelensky që akuzon Moskën për përdorimin e raketave të Koresë së Veriut, ka raportuar BBC, trasnmeton Gazeta Express.

Ukraina tha se sulmet në qytetin jugor të Zaporizhzhisë – të cilat vranë shtatë persona dhe plagosën të paktën 24 – përfshinin raketa balistike nga aleati i Rusisë.

Në Voronezh, Rusia perëndimore, depot e shitësit më të madh online Wildberries u goditën nga Ukraina. Kompania, e njohur si Amazon i Rusisë, është shënjestruar vazhdimisht në javët e fundit.

Sulmet vijnë një ditë pasi të paktën 13 persona u vranë, përfshirë një fëmijë, në sulmet me dronë ukrainas në republikën ruse të Tatarstanit, më shumë se 1,100 km (680 milje) nga kufiri ukrainas.

Në një video-adresim të hënën në mbrëmje, Zelensky tha “për herë të parë” Rusia “nuk mund të zhvillojë luftë pa përforcime nga Koreja e Veriut”.

“Sa më shumë sulme të Koresë së Veriut të ketë këtu në Ukrainë, në Evropë, sa më shumë përdoren raketat dhe ushtarët e tyre, aq më shumë ata korrigjojnë mangësitë dhe pikat e tyre të verbëra”, tha Zelensky, duke shtuar se kjo përbën një rrezik për pjesën tjetër të botës.

Ai nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur komentet e tij.

Nuk është hera e parë që Zelensky, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas dhe perëndimorë, kanë akuzuar Rusinë për marrjen e ndihmës ushtarake nga Koreja e Veriut.