Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është “thellësisht mirënjohës” për vendimin e presidentit amerikan, Joe Biden, për t’i dhënë përparësi dërgesave të mbrojtjes ajrore për Ukrainën.
Presidenti ukrainas tha se vendi i tij kishte nevojë kritike për aftësitë për të mbrojtur qytetet dhe civilët e tij nga sulmet ruse.
“Partneriteti midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara është i fortë dhe i palëkundur. Së bashku, ne po mbrojmë jetën kundër terrorit dhe agresionit,” shtoi ai.
Kjo vjen pasi ShBA-ja tha se një pakt i fundit i mbrojtjes i nënshkruar nga Rusia dhe Koreja e Veriut ishte një “shkak shqetësimi”, shkruan Skynews