Ai thotë se është gati për “çdo format” të samitit të liderëve, por jo për një që zhvillohet në Moskë, duke e quajtur një veprim të tillë “të pamundur”.

Zelensky tha se nuk do të takohej me Putinin as në Bjellorusi, një vend me lidhje të forta me Kremlinin.

“Është absolutisht e pamundur për mua të takohem me Putinin në Moskë. Kjo do të ishte njësoj si të takohesha me Putinin në Kiev”, tha ai.

“Mund ta ftoj në Kiev – le të vijë. Po e ftoj publikisht, nëse guxon, sigurisht”, shtoi Zelensky.

Ndryshe, presidenti ukrainas duket se ka qenë në një “luftë” me udhëheqësit evropianë në dy javët e fundit.

Në një seancë pyetje-përgjigje me gazetarët, Volodymyr Zelensky shkoi edhe më tej në kritikat e tij të ashpra, duke sugjeruar se Evropa është fajtore për boshllëqet në mbrojtjen ajrore që Rusia i shfrytëzoi për të ndërprerë furnizimin me energji të Ukrainës.