Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Zelensky: Rusia do të mposhtet sikurse Gjermania naziste

Zelensky: Rusia do të mposhtet sikurse Gjermania naziste

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë të hënën se Rusia do të mposhtet ashtu siç është mposhtur Gjermania naziste.

Gjatë një fjalimi me rastin e 78-vjetorit të kapitullimit të Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore, presidenti ukrainas tha se nuk e di ende datën e fitores, porse shtoi se ajo ditë do të jetë një feste për të gjithë Ukrainën, për Evropën dhe gjithë botën e lirë.

“Dhe e gjithë e keqja e vjetër që po rikthen Rusinë moderne do të shkatërrohet ashtu siç u shkatërrua nazizmi”, tha Zelensky ndërsa vendi i tij lufton pushtimin në shkallë të plotë nga forcat e Kremlinit, shkruajnë mediat e huaja.

Gjithashtu, ai paraqiti një projektligj në parlament që do ta zyrtarizonte zhvendosjen e ditës se përkujtimit të kapitullimit gjerman.

Kjo do ta largonte Ukrainën nga tradita sovjetike për të shënuar fitoren mbi forcat naziste më 9 maj, një ditë më vonë se në pjesët perëndimore të Evropës.

Ushtria gjermane iu dorëzua Bashkimit Sovjetik, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës më 8 maj 1945, por ndërsa dokumentet u nënshkruan më 9 maj në zonën kohore të Moskës, Dita e Fitores festohet tradicionalisht në këtë ditë në Rusi dhe në shumë shtete të tjera post-sovjetike.

“Në të ardhmen, Ukraina duhet të përkujtojë viktimat e Luftës së Dytë Botërore së bashku me botën e lirë”, tha Zelensky.

Ai nënshkroi një dekret ku thuhet se Dita e Evropës do të festohet më 9 maj në Ukrainë, siç është në Bashkimin Evropian.

/TV Arbëria

Powered by WordPress