Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > ​Zelensky pret njeriun e Trump për Ukrainën, konferenca për shtyp u anulua befas

​Zelensky pret njeriun e Trump për Ukrainën, konferenca për shtyp u anulua befas

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua sot me emisarin special të Donald Trump për Ukrainën Keith Kellogg, por konferenca e planifikuar për shtyp u anulua.

Edhe pse Kellogg dhe Zelensky kishin planifikuar të flisnin pas takimit, një zyrtar i Kievit tha se konferenca u anulua me kërkesë të Uashingtonit.

Sky News raporton se pala amerikane nuk ishte dakord për formatin e takimit para kamerave.

E gjithë kjo po ndodh mes tensioneve të larta midis Uashingtonit dhe Kievit pas një serie sulmesh të ashpra nga presidenti amerikan ndaj Zelenskyt, duke përfshirë akuzën se ai është një “diktator”.

Edhe pse anulimi i një konference është i pazakontë, gazetarët u lejuan të filmonin momentin kur Kellogg, hyri në një dhomë takimesh në pallatin presidencial për të përshëndetur presidentin ukrainas. Asnjë pyetje nuk lejohej.

Kellogg, i cili mbërriti në Kiev të mërkurën në mëngjes, është planifikuar të largohet nesër në mbrëmje.