Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Zelensky për fjalët e Trumpit: Nuk u ofendova, një diktator do të ofendohej

Zelensky për fjalët e Trumpit: Nuk u ofendova, një diktator do të ofendohej

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha “nuk jam diktator” ndërsa iu përgjigj komenteve të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i cili javën e kaluar e quajti të tillë atë.

“Unë nuk do t’i quaja fjalët e Donald Trump kompliment”, tha Zelensky në një konferencë për media, siç raportoi BBC.

“Unë nuk u ofendova, por një diktator do të ishte ofenduar”, shtoi ai duke buzëqeshur.

Zelensky tha se Ukraina ka nevojë që Trump të sigurojë që Putini do ta ndalë luftën.