Dje në Tiranë u mbajt takimi i Nivelit të Lartë “Ukrainë – Europa Juglindore” ku pjesëmarrje ishte edhe e vetë Presidentit i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ky samit i bashkëorganizuar me Kievin ishte një shprehje e mbështetjes për Ukrainën, që prej dy vitesh po përballet me agresionin e paprovokuar.
Në këtë samit, krahas takimeve të përbashkëta, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po ashtu mbajti takime bilaterale me shumicën e liderëve që ishin të pranishëm në këtë ngjarje. Këto takime ai i ka pasqyruar në platformën e tij sociale X. Mirëpo, një takim të tillë ai nuk e ka zhvilluar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kjo është vizita e parë e Zelenskyt në Shqipëri, ndërkohë që Rama udhëtoi drejt Kievit në qershor të vitit 2022, disa muaj pas nisjes së luftës në Ukrainë, ku vizitoi zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin.
/TV Arbëria