Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky është shprehur i gatshëm të marrë pjesë në një ndeshje boksi me Putinin.
“Gjithmonë gati. Nesër, nuk do të më interesonte. Atëherë do të ishte samiti i fundit për presidentin e Federatës Ruse”, tha Zelensky duke qeshur për kanalin televiziv francez TF1.
Pyetja erdhi pasi gazeta Le Monde raportoi se presidenti francez Emmanuel Macron i kishte thënë Putinit se do të stërvitej me boks, shkruajnë mediat e huaja.
“Një burrë i vërtetë, nëse dëshiron t’i thotë diçka dikujt, ose nëse dëshiron – si t’i thotë, godet me grusht në fytyrë – ai e bën vetë dhe nuk dërgon asnjë ndërmjetës”, tha Putin.
Lufta në Ukrainë vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti. Rusia është përqendruar në goditjen e infrastrukturës energjetike të vendit, duke lënë mijëra ukrainas në terr. /TV Arbëria