Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Zelensky flet para se të arrijë në Londër: E rëndësishme është që të dëgjohet zëri i Ukrainës

Zelensky flet para se të arrijë në Londër: E rëndësishme është që të dëgjohet zëri i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me komunitetin ukrainas në Washington DC gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara ndërsa u ka thënë atyre se “është shumë e rëndësishme për ne që të dëgjohet zëri i Ukrainës”.

Në një video të publikuar, ai shihet duke folur me njerëz në një dhomë në “Shtëpinë e Ukrainës” në Washington DC, përfshirë veteranin e luftës Andriy Smolensky, i cili po merr trajtim në SHBA.

Lideri ukrainas falënderoi Smolenskyn, ish-komandantin e grupit të zbulimit ajror të Ukrainës, për pjesëmarrjen në mbrojtjen e vendit.

“Ju jeni një hero. Njerëz heroik si ju më frymëzojnë. Jam mirënjohës për ju që e ruajtët Ukrainën tonë të pavarur. E shpëtuat kombi tonë, popullin, unitetin – këto janë gjëra shumë të rëndësishme”, tha udhëheqësi ukrainas.

Lideri ukrainas falënderoi njerëzit për mbështetjen e tyre “në këtë kohë të vështirë,” si dhe për “të gjitha përpjekjet tuaja për Ukrainën dhe ukrainasit, dhe për ndihmën tuaj – jo vetëm diplomatike dhe financiare, por edhe politike dhe me lutje”.

“Faleminderit që përfaqësoni vendin tonë dhe interesat tona në Shtetet e Bashkuara me kaq dinjitet. Është e rëndësishme që njerëzit në Ukrainë të dinë se ata nuk janë vetëm, se interesat e tyre përfaqësohen në çdo vend, në çdo cep të botës”, pohoi ai.

Kujtojmë se tashmë presidenti ukrainas ka udhëtuar drejt kryeqytetin britanik, Londër ku do të ketë disa takime me liderët evropianë gjatë ditës së hënë.

Ndryshe, Trump dhe Zelensky kanë pasur një takim të tensionuar në Uashington, e cila gjë ka bërë që mos të nënshkruhet marrëveshja për mineralet e rralla ukrainase, të cilat po këmbëngul që t’i marrë SHBA-ja. /Telegrafi