Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Zelensky e shkarkon shefin e ushtrisë – gjenerali ukrainas i drejtohet popullit

Zelensky e shkarkon shefin e ushtrisë – gjenerali ukrainas i drejtohet popullit

Pas muajsh spekulimesh, shefi i ushtrisë së Ukrainës është shkarkuar nga presidenti Volodymyr Zelensky, i cili ka deklaruar se tash është “koha për reforma”.

Njoftimi vjen pasi thashethemet për një përçarje mes Valerii Zaluzhny-t dhe presidentit ukrainas filluan të qarkullonin muaj më parë.

Zaluzhny është konsideruar hero kombëtar nga shumë ukrainas për luftën kundër rusëve që nga shkurti i vitit 2022.

Zelensky pohoi se e kishte takuar sot gjeneralin dhe se i kishte konfirmuar shkarkimin duke i thënë kishte ardhur koha për ndryshime në udhëheqjen ushtarake.Por, ai tha se gjenerali më i lartë i Kievit duhet të mbetet “në ekipin e tij”, duke lënë të kuptohet se atij mund t’i jepet një pozicion tjetër.

Zaluzhny konfirmoi lajmin përmes rrjeteve sociale duke thënë se detyrat e ushtrisë kanë ndryshuar që nga shpërthimi i luftës në vitin 2022 dhe “të gjithë duhet të ndryshojnë dhe të përshtaten me realitetet e reja në mënyrë që të fitojmë së bashku”.

“Ne vendosëm të ndryshojmë qasjen dhe strategjinë tonë. I jam mirënjohës të gjithëve që janë me mua, shtabit të përgjithshëm, ministrisë së Mbrojtjes dhe presidentit të Ukrainës”, pohoi ai.

Ndryshe, Zaluzhny është gjeneral ukrainas me katër yje, i cili ka shërbyer si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës që nga 27 korriku i vitit 2021. Ai është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës.

 

 

Powered by WordPress