Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zelensky bën thirrje për unitet më të madh europian, pyet nëse Trump do ta “vërejë edhe Europën”

Zelensky bën thirrje për unitet më të madh europian, pyet nëse Trump do ta “vërejë edhe Europën”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi në Davos ai po i kërkon audiencës të kthejë pyetjen se “çfarë do të bëjë Trump” dhe të shqyrtojë se çfarë duhet të bëjë Europa për ta vendosur veten si një lojtar global.

Në një thirrje zgjimi drejtuar liderëve europianë, Zelenskyy tha: “Shumica e botës po mendon tani: Çfarë do të ndodhë me marrëdhëniet tona me Amerikën, çfarë do të ndodhë me aleancat, me tregtinë? Si dëshiron Presidenti Trump t’i japë fund luftës? … Por askush nuk po bën këto lloj pyetjesh për Europën”.

“Kur ne në Europë shikojmë SHBA-në si aleatin tonë, është e qartë se ajo është një aleat i domosdoshëm. Në kohë lufte, të gjithë shqetësohen nëse SHBA do të qëndrojë me ta. … Por a shqetësohet dikush në SHBA se Europa mund t’i braktisë ata një ditë ose mund të pushojë së qeni aleati i tyre? Përgjigjja është jo”.

“A do ta vërejë presidenti Trump Europën? A e sheh ai NATO-n si të nevojshme dhe a do t’i respektojë institucionet e BE-së?”, pyeti Zelensky, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se Europa nuk mund të lejojë të jetë e dyta apo e treta në radhë për aleatët e saj.

Nëse kjo ndodh, tha ai, bota do të fillojë të lëvizë pa Europën dhe kjo është një botë që nuk do të ishte komode apo e dobishme për të gjithë europianët.

“Europa duhet të vendoset si një lojtar i fortë, global, si një lojtar i domosdoshëm. Të mos harrojmë se nuk ka asnjë oqean që i ndan vendet europiane nga Rusia dhe liderët europianë duhet të kujtojnë se këto beteja ku përfshihen ushtarët e Koresë së Veriut po ndodhin tani në vende gjeografikisht më afër Davosit sesa Phenianit”.

“Ne i jemi thellësisht mirënjohës Europës për të gjithë mbështetjen… por a do ta dëgjojë Presidenti Trump Evropën, apo do të negociojë me Rusinë, Kinën, pa Europën? Europa duhet të mësojë se si të kujdeset plotësisht për veten, kështu që bota nuk mund të përballojë ta injorojë atë”.