Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zeka tregon se cili ishte personi i cili sipas tij, kishte bërë vlerësime në emër të ambasadës amerikane

Zeka tregon se cili ishte personi i cili sipas tij, kishte bërë vlerësime në emër të ambasadës amerikane

Gazetari, Milaim Zeka ka deklaruar se ka njerëz të cilët bëjnë vlerësime në emër të ambasadës amerikane.

I ftuar në emisionin “ARB Debat”, Zeka tregoi një rast konkret derisa përmendi edhe mbiemrin e personit në fjalë.

“Unë e di ishtë një projekt amerikan, unë do ja them edhe mbiemrin këtij personit i cili kishte ardhë me bë vlerësime në emër të ambasadës amerikane. Dhe gruaja ime ka qenë e pakonkurrencë ka qenë vlerësimi më i madh dhe unë veç kisha dëgju që ky personi i deleguar me mbiemrin Gjonbalaj me të cilin unë pastaj kam folë, me Afrim Gjonbalaj ka thënë, po Mila a se ke ditë ai është njeri i Albinit. Deri dje u konë i partive të tjera, e ka ditë e ka diskualifiku hala pa e marrë rezultatin gruaja ime e ka ditë që nuk do të pranohet, pavarësisht që i ka plotësu krejt kriteret. Dhe këta kanë qenë ata bishtat e “qenefit” të ambasadave që kanë dhënë. Ore këta po thonë kanë dhënë miliarda, edhe kanë dhënë po ku kanë shku ato iliarda”, tha Zeka në TV Arbëria.