Milaim Zeka në ‘ARB Debat’ ka thënë se kryeministri Kurti gjatë qeverisjes së tij nuk ka bërë asgjë.
Zeka ka potencuar se Kurtit i është “mbyllur dera” në aspektin e diplomacisë.
“Ky njeri asgjë nuk ka bërë, nuk do të futemi në dialog me Vuçiq-in pa i sjellë eshtrat e të zhdukurve, zero. Prioriteti i dialogut numër 7 doli numër 1, dhe tani kur nuk i flet askush, kur ia kanë mbyllur derën çdo kancelari evropiane, kur e ka futur Kosovën në të njëjtën listë me Rusinë dhe Bjellorusinë, nën sanksione, ky njeri po e sheh se shumë më shumë do t’i konvenonte opozita, sesa të qenurit kryeministër,” ka thënë Zeka.