Opinionisti dhe gazetari Milaim Zeka, i ftuar në ‘ARB Debat’ me Rid Berishën, ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.
Ai në TV Arbëria ka thënë se Kurti në natën e zgjedhjeve tentoi të bënte luftë civile.
Duke folur për rënien e faqes së KQZ-së, Zeka për këtë tha se ka pasur ndërhyrje nga VV-ja.
“Natën e përfundimit të zgjedhjeve, krijoi një panik dhe realisht tentoi të bënte njëfarë grushtshteti, një luftë civile qytetare. Ai tentoi që përmes ndërhyrjes në faqe të internetit të bënte një luftë civile, sepse nëse ka ngarkesë, mbingarkesë, një faqe e KQZ-së, ose edhe e televizionit, faqja bie. Por fakti që kishim ndërhyrje brenda, fakti që doli se 96% të votave në Pejë ka fituar Vetëvendosja, fakti që nga 5% të numërimit të votave, vetëm 5% nga 100% doli dhe tha se ne kemi fituar 55% të votave. Këtë po e argumentoj me faqen e Facebook-ut të kryetarit të VV-së në Prizren, i cili disa ditë e ka mbajtur atë rezultat 55%, lajm i rremë i shpërndarë nga Vetëvendosja, për të dalë këta dhe për të festuar në rrugët e Kosovës”, tha Zeka në ARB Debat. /tvarbëria/