Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Zeka: Kurti, nxitës i vrasjeve, i mbuloi me gjak rrugët, erdhi në pushtet me rrena

Zeka: Kurti, nxitës i vrasjeve, i mbuloi me gjak rrugët, erdhi në pushtet me rrena

Gazetari Milaim Zeka, në një intervistë për TV Arbëria, lidhur me 17 vjetorin e vrasjes së ish-aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj e Arben Xheladini, tha për Albin Kurtin se nuk mundesh me e përkujtu dikend në qoftë se nuk e ke ndje veten fajtor apo nuk ke kërkuar falje para qytetarëve të Republikës së Kosovës si dhe familjarevë të tyre

“Shiko kjo asht vetëm për propagandë edhe nuk mundesh ti, nuk mundesh me e perkujtu dikend në qoftë se nuk je ul edhe me e ndi veten fajtor ose me kërku falje përpara qytetarëve t’Republikës së Kosovës edhe para familjarëve tyre që realisht Albin Kurti ka qenë nxitës i këtyre protestave t’dhunshme i këtyre vrasjeve edhe, edhe ju e dini se me çfarë përgjakje ky i ka mbulu me gjak rrugt e Kosovës edhe me dhunë ndaj policve t’Kosovës, jo vetëm policve ndërkombëtar, asht ni rast shumë tragjik për t’cilin gjithve na vjen keq por që ka ndodh e që për Albinin ka qenë rast i mjaftushëm për të ardh në pushtet edhe ka ardh n’pushtet”

Ai gjithashtu tha se Albin Kurtit nuk i intereson asgjë përveç pushtetit, as zbulimi i vrasjeve

“Albin Kurti ka ardh në pushtet përmes hipokrizisë maksimale, përmes mashtrimeve, përmes rrenës, ktij nuk i intereson as zbulimi i vrasjeve asgja përpos pushtetit, po ta shikoni thellë thellë, fjalimi i tij n’Kshillin e sigurimit të Organizatës së Kombëve të Bashkuara ishte tentim për të bind botën që ky dijë të flasë serbisht, osht në gjendje të flas serbisht, në çoftë se ju kujtohet e pati masakru ish presidentin Thaqi në parlament, thoshte pse ju ke zgërdhi Vuçiqit, ose të kujtohet se si e kryqëzun ish- kryeministrin Abdullah Hotin pse foli vetëm një fjalë serbisht n’takimin me Vuçiqin e të tjerë.

Aktivitetet e lëvizjes vetëvendosje për homazhet e 17 vjetorit të vrasjes së ish-aktivistëve Mon Balaj e Arben Xheladinit, ky i fundit i quan vazhdim i marrëzirave dhe hipokrizi përmes të cilave Kryeministri aktual ka ardhur në pushtet.

Intervistën e plotë mund ta shikoni më poshtë:

/TV Arbëria