Milaim Zeka përmes një postimi i ka reaguar ministrit Besnik Bislimi, pasi tha se “në sytë e Kosovës Faton Hajrizi është kriminel”, shkruan TV Arbëria.
Zeka thotë se këtë tragjedi po e rëndojnë politikanët.
Sipas Zekës Hajrizi që 24 vite ka përjetuar gjëra të rënda.
“Familjes Hajrizi te Klines te Ulet ne Skenderaj, qe 24 vite nuk ju kane nda zullumet, fillimisht nga UNMIK-u, pastaj nga EULEX-i, nga qeverite, tash edhe nga Serbia”, ka shkruar Zeka.
Milaim Zeka në reagimin e tij e citon të pavdekshmin Adem Demaçin me thënjën: “Njeriu mundet me e perbalt krejte biografine pak para se me vdeke”.
Tutje shkruan se Qevferia e Kosovës nuk guxon të ndikohet nga deklaratat e zyrtarëve të Serbisë. /TV Arbëria
Reagimi i plotë i Milaim Zekës:
Tragjedi shume e rende, qe po e rendojne gomaret e politikes
Familjes Hajrizi te Klines te Ulet ne Skenderaj, qe 24 vite nuk ju kane nda zullumet, fillimisht nga UNMIK-u, pastaj nga EULEX-i, nga qeverite, tash edhe nga Serbia.
Ne vend qe te pakten te heshtin zyrtaret e shtetit e te bashkendjejme me ate familje, shume nga ne, me gojen e shthurur, po e vrasim Fatonin me keq se sa plumbat e policise serbe.
Per Faton Hajrizin, po e citoje te pavdekshmin Adem Demaçi: “Njeriu mundet me e perbalt krejte biografine pak para se me vdeke”!
Pavaresisht gabimeve te Fatonit, per te cilat eshte fajtor vetem shteti i Kosoves, ai ka vdekur si nje njeri, i cili besonte ne çdo gje te cilen e kishte deklaruar publikisht.
Qeveria e Kosoves nuk guxon te ndikohet nga deklaratate e zyrtareve te Serbise. Fatoni ka qene banor i Kosoves, jo i Serbise!!!
Bislimi: Në sytë e Kosovës Faton Hajrizi është kriminel, Serbia e trajton si hero Radojiçiqin