Mehmetaj: Kërkesa për më shumë KFOR, kërkesë për më pak sovranitet në Kosovë

“Kërkesa për ma shumë KFOR është kërkesë për ma...

Matoshi aludon se Bajqinovci është lloç i vershimeve, nervozohet deputeti i VV’së

Përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të VV-së,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zeka flet për qëndrimin e kryeministrit ndaj Asocacionit: Kombi shqiptar nuk ka pas njeri më hipokrit se Albin Kurti

Extra AL PVC

Për analistin Miliam Zeka, ‘njohja’ për pak minuta e Kosovës nga Beogradi, ishte një gafë.

Në një lidhje skype për ABC News, Zeka tha se i gjithë Ballkani vuan na i njëjti budallallëk, cmenduri politike patriotike dhe kombëtare.

Duke komentuar vizitën e Lajçak në Kosovë, i cili rikthehet në harkun kohor të pak ditëve, analisti Zeka foli me tone të ashpra kritike ndaj kryeministrit Albin Kurti.

“Albin Kurti po sillet njëjtë sikur ishte në opozitë. Kombi shqiptar, në këto 500 vitet e fundit as në kohën e perandorisë osmane, Zogut, Nolit apo Enver Hoxhës nuk ka pas njeri më hipokrit, se Albin Kurti. Ky njeri di vetëm të refuzojë. Kur e kanë lutur dy vite të paraqesë një dok si do krijohej Zajednica, vetëm ka refuzuar. Janë duke nxjerr palën serbe si njerëz që po diskutojnë rreth konfliktit, si njerëz që duan të shuajnë konfliktin. Kurti nuk e kupton se problem i perëndimit është Rusia. Albini po e fundos shumë keq Kosovën dhe e ka futur në kundërshti me SHBA.” u shpreh Zeka.

“Kjo, e fut sa më thellë në gabime Albin Kurtin dhe me penallti në raport me Serbinë, është strategji e gabuar. I kushtojnë Kosovës.” –u  shpreh Zeka, ndërsa tha se politika shqiptare, asnjëherë nuk ka patur një qëndrim të përbashkët, pozitë-opozitë për cështje me interes kombëtar.

“Opozita po pret me padurim që Kurti të gabojë sa më shumë, por këto 6 pikat janë vetëm tallje me BE e SHBA dhe nuk kanë asgjë të përbashkët dhe asgjë reale për arritjen e marrëveshjes. Për shembull, ju e dini se cdo vend i BE vendos të pranojë ose jo pavarësinë e Kosovës. Si mundet Albini të vendosë kushte për marrëveshjen finale që 5 vende të BE të njohë Kosovën. Kjo është një shaka pa kripë e Kurtit dhe justifikim për të cuar vendin në zgjedhje të reja. Ndaj Kurti ose do prajonë asocianin ose shumë shpejt do ketë një qeveri teknike. Ka një plan sekret për qeverinë teknike me në përbërje AAK, PDK, LDK dhe deputetët e minoriteteve. Albini ka dy rrugë, o do krijojë Zajednicën, që është kanceri i Kosovës, e vret Kosovën për së gjalli, ose jep dorëheqje. Kam qenë e jam kundër Zajdenicës serbe në Kosovë.” -theksoi Zeka.  /TV Arbëria

 

LEXO EDHE:

Kurti njofton ambasadorët e akredituar lidhur me 6 pikat për Asociacionin

 

 

spot_img

Të fundit

Mehmetaj: Kërkesa për më shumë KFOR, kërkesë për më pak sovranitet në Kosovë

“Kërkesa për ma shumë KFOR është kërkesë për ma...

Matoshi aludon se Bajqinovci është lloç i vershimeve, nervozohet deputeti i VV’së

Përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të VV-së,...

Dënohen me mbi 12 vjet burgim nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim, ka dënuar me...

“Ke publiku video të manipuluar, Albini në kerr me 1 kg suxhuk e me qebe”, Dibran Hoxha debaton ashpër me Mirenen, Valon Syla e...

Ilir Mirena e Dibran Hoxha diskutuan ashpër në Pressing në T7, për një video që Mirena e ka postuar për kryeministrin Albin Kurti. Pjesë nga...

Mehmetaj: Kërkesa për më shumë KFOR, kërkesë për më pak sovranitet në Kosovë

“Kërkesa për ma shumë KFOR është kërkesë për ma pak sovranitet të Kosovës si shtet”, kështu deklaroi analisti Lirim Mehmetaj për prezencën e trupave...

Matoshi aludon se Bajqinovci është lloç i vershimeve, nervozohet deputeti i VV’së

Përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci, e analistit Halil Matoshi. Matoshi ka akuzuar indirekt Bajqinovcin se ka qenë pahiri në...