Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zef Morina emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës, Daulina Osmani e asaj të Sportit

Zef Morina emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës, Daulina Osmani e asaj të Sportit

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Zef Morinën në pozitën e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Transportit.

“Kryeministri Kurti e uroi z. Morina për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij”, tha Zyra e Kryeministrit.

Po ashtu, Kurti ka emëruar Daulina Osmanin në pozitën e zëvendësministres së Sportit dhe Rinisë.

Osmani ishte zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përgjatë mandatit të kaluar.

Kryeministri Kurti Osmani për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të saj.