Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë humbur vite duke u mashtruar e manipuluar me kauzat fiktive të VV-së për ta marrë pushtetin, raporton TV Arbëria.
Ndërsa sot, ajo thotë se VV i braktisi të gjitha dhe në marrëveshjen e djeshme, Kurti u pajtua që ta amnistojë Serbinë nga krimet e luftës.
Postimi i saj i plotë:
Qytetarët tanë humbën vite duke u mashtruar e manipuluar me kauzat fiktive të Vetëvendosjes, vetëm për të marrë pushtetin.
Ndërsa, sot jo vetëm i braktisën të gjitha, por edhe në marrëveshjen nga takimi i djeshëm në Bruksel, kryeministri u pajtua ta amnistoj Serbinë nga krimet e luftës, duke i lënë vetëm një rrëfim historie.
Vetëvendosje është partia që duhet të përfshihet si studim në ligjërimet e shkencave humane dhe sociale; ajo që prekë në sentimentin e ndjeshëm të qytetarëve vetëm për pushtet dhe fatkeqësitë e vendit i përdorë për ta rritur frymën populliste dhe fuqinë manipuluese.