Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zëdhënësi i VV-së shpërndan lajmin ku thuhet se pompa e konfiskuar në Veri është e Radojiçiq

Zëdhënësi i VV-së shpërndan lajmin ku thuhet se pompa e konfiskuar në Veri është e Radojiçiq

Është konfiskuar pompa e benzinës në veri të Mitrovicës, që është në pronësi të kryekriminelit Millan Radojçiqit.

“I konfiskohet pompa e benzinës Milan Radojçiqit”, është titulli i lajmit, të cilin e ka shpërnda zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

Ai ka shkruar “Korrik 2024.”.

Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, ka thënë se Policia i ka asistuar AKP në verifikimin e disa pronave.

Ai tha se një pompë e benzinës është mbyllur në Mitrovicë të Veriut, një në Zubin Potok dhe një në Ujman.

“Sot Policia e Kosovës ka asistu AKP në verifikim të pronave të tyre. Një pompë e benzinës në Mitrovica Veri, një në Zubin Potok dhe një në Ujman janë mbyll. AKP ka qenë në prezencë të Inspektorëve të MTI dhe ATK”, tha ai.

Elshani tha se çdo gjë ka kaluar pa probleme.