Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Zëdhënësi i VV-së i quan “hajna” aktivistët e LDK-së

Zëdhënësi i VV-së i quan “hajna” aktivistët e LDK-së

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i ka quajtur hajna aktivistët e LDK-së, raporton TV Arbëria.

Ky reagim ka ardhur pas një aksioni të Forumit Rinor të LDK-së, që ndërlidhet me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky është postimi i Manxhukës:

“Këta edhe në njoftime mortore vjedhin. Hajna tipik. Hajna.

Në të vërtetë ka vdekur kauza e tyre e madhe e 25 gushtit 2015, ajo e themelimit të “Zajednicës”.

Fotoja e parë është nga aktiviteti i Rinisë për VETËVENDOSJE!, më 23 dhjetor 2022, në shtatë vjetorin e shpalljes së vdekur të “Zajednicës””.

/TV Arbëria

Rinia e LDK-së me afishe: Kauzat e Vetëvendosjes kanë vdekur

Themes by WordPress