Blog Post

Arbëria TV > Yje > Zbulohet shkaku i vdekjes së ish të dashurës së Balotellit

Zbulohet shkaku i vdekjes së ish të dashurës së Balotellit

Është zbuluar shkaku i vdekjes së ish-së dashurës së futbollistit Mario Balotelli. Mediat ndërkombëtare raportojnë se modelja 38-vjeçare Tabby Brown ka vdekur për shkak të një operacioni plastik.

Modelja e njohur ndërroi jetë tetOrin e vitit të kaluar, vetëm disa ditë pasi ishte kthyer nga Republika Domenikane ku kishte kryer një trajtim liposuction.

Nga hetimet ka rezultuar se ajo ndërroi jetë nga një gjendje e rrallë e quajtur sindroma e embolisë së yndyrës, e cila ishte shkaktuar nga liposuksioni.

Sipas revistave mjekësore, vdekja nga FES pas operacionit plastik është e rrallë, por numri ka qenë në rritje për shkak të rritjes së ndërhyrjeve në liposuksion.