Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zbulohet rrjeti mafioz, ‘KFC ALBANIA’ në pronësi të një kompanie Offshore në Emirate

Zbulohet rrjeti mafioz, ‘KFC ALBANIA’ në pronësi të një kompanie Offshore në Emirate

Global Fast Food Albania, Global Fast Food Holding Limited, Tiandzi Limited dhe TP Investment Limited, lavatriçet e milionave të një grupi mafioz që operon në Tiranë, nën logon e fast-food-eve me famë botërore…

Në një vend ku korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë rrënjë të thella, asgjë nuk është e shenjtë, as edhe një franchise i mirënjohur ndërkombëtar si ‘KFC Albania’.

Ky zinxhir ushqimor, i cili teorikisht duhet të ofrojë një copë “Amerikë” në çdo cep të botës, në Shqipëri duket se ka gjetur një tokë pjellore për diçka shumë më të errët: një skemë mashtrimi dhe pastrimi parash e dizajnuar në mënyrë perfekte për të maskuar investitorët e vërtetë, për të fshehur transaksionet dhe për të mbuluar miliona euro të lëvizura nëpër kanale të errëta.

Kush do ta kishte menduar që një franchise si ‘KFC’, që gjeneron miliona në gjithë botën, do të operonte në Shqipëri me një kapital qesharak prej vetëm 100 lekësh?!

Zbërthehet rrjeti mafioz/ 'KFC ALBANIA' në pronësi

Pikërisht, kjo është historia e ‘Global Fast Food Albania’, kompania që mban brandin ‘KFC’ në Shqipëri.

Krijuar fillimisht nga ‘DADU’ shpk në vitin 2015, me pronar mashtruesin e GULFAlban Alikon, ‘KFC Albania’ ka shëtitur nga një pronësi në tjetrën, duke kaluar përmes kompanive në vende offshore si Ras Al-Khaimah (RAK) në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas dokumenteve zyrtare, kapitali i kompanisë është 100 lekë, një shifër qesharake për një zinxhir ndërkombëtar ushqimor që duhet të jetë sinonim i kapitalit dhe investimeve të fuqishme.

Zbërthehet rrjeti mafioz/ 'KFC ALBANIA' në pronësi

Pas regjistrimit fillestar në Shqipëri, kompania ‘Global Fast Food Albania’ ka qenë në pronësi të Global Fast Food Holding Limited (kompani e huaj) më pas, kjo pronësi kaloi tek Tiandzi Limited. (kompani e huaj). Vetëm në korrik 2024, pronësia ndryshoi sërish, duke u transferuar në një kompani tjetër. Të gjitha në offshore! Kjo kompani e krijuar nën emrin TP Investment Limited është një shembull klasik i manovrave për të fshehur pronarët e vërtetë, duke ndërtuar një mur të padepërtueshëm për të mbuluar aktivitetin e dyshimtë të kompanisë.

Zbërthehet rrjeti mafioz/ 'KFC ALBANIA' në pronësi

RAK ICC (Ras Al Khaimah International Corporate Centre) një entitet që nuk është vend në vetvete, por një qendër offshore në Emiratin Ras Al Khaimah. Ky është një rajon që lejon regjistrimin e kompanive offshore duke garantuar privatësi të plotë dhe mungesë të raportimit fiskal. RAK ICC është bërë një parajsë për të gjithë ato biznese që synojnë të fshehin transaksionet dhe pronarët e vërtetë.

Nëpërmjet RAK ICC, kompania offshore ‘TP Investment Limited’ është bërë pronarja e ‘Global Fast Food Albania’.

Zbërthehet rrjeti mafioz/ 'KFC ALBANIA' në pronësi
Zbërthehet rrjeti mafioz/ 'KFC ALBANIA' në pronësi

Dokumentet tregojnë se pronari zyrtar i TP Investment Limited, kompania që kontrollon ‘KFC’-në shqiptare, është një personazh misterioz me emrin Lela Gelkhvidze, me adresë banimi në Tbilisi, Gjeorgji. Ky emër për shumëkënd mund të mos tingëllojë i njohur, por për ata që e kuptojnë logjikën e krimit të organizuar, kjo është një manovër klasike.

Fshehja pas një emri të vetëm të paidentifikueshëm në RAK ICC nuk është rastësi; është një strategji e përdorur gjerësisht nga rrjetet mafioze për të maskuar aktivitetin e tyre të vërtetë.

Zbërthehet rrjeti mafioz/ 'KFC ALBANIA' në pronësiNë të gjitha këto afera, del në sipërfaqe Revaz Saakadze, një sipërmarrës gjeorgjian, (për të cilin nuk gjendet asnjë foto dhe informacion në rrjet) dhe “ideator” i disa skemave mashtruese me Forex në Europë. Për ta bërë më interesante, ky personazh është ortak i Amant Josifit në aktivitetin e call-center. Josifi është shpallur në kërkim ndërkombëtar por dihet se fshihet në Emiratet Arabe, nga ku vazhdon aktivitetin e tij kriminal të pastrimit të parave, mashtrimit me forex, kriptomonedha etj.

Revaz Saakadze është ortak me babanë e Amant Josifit, Aleksandër Josifi, në kompaninë e ndërtimit Balkan Investment Group, e cila dyshohet se pastron paratë e mashtrimit me call center-a. Për të kamufluar lidhjet, Aleksandër Josifi është aksioner në kompaninë Balkan Investment Group përmes firmës NEW STANDARD, ndërsa gjeorgjani Revaz Saakadze është aksioner përmes kompanisë CONSTRUCTION 21.

Zbërthehet rrjeti mafioz/ 'KFC ALBANIA' në pronësi

Sipas disa raporteve Revaz Saakadze, me vendbanim në Tiranë, është akuzuar si koordinatori i një rrjeti biznesmenësh rus që kërkojnë të dominojnë tregjet evropiane nëpërmjet pastrimit të parave në offshore dhe përdorimit të fast-food-eve si fasada për të lehtësuar lëvizjen e parave të dyshimta.

Përdorja e zinxhirëve ndërkombëtarë të ‘fast-food’-eve si ‘KFC’ dhe ‘Pizza Hut’ për të lehtësuar pastrimin e parave është një teknikë e sofistikuar që mundëson qarkullimin e miliona euro-ve pa kontrollin e autoriteteve financiare. Me një strukturë të sofistikuar, që përfshin kompani si TP Investment Limited dhe qendra RAK ICC, skema për pastrimin e parave në Shqipëri funksionon pa asnjë pengesë. Këto kompani, që hapen dhe mbyllen me lehtësi në vende offshore, mund të qarkullojnë miliona euro pa asnjë raportim financiar apo bilanc të rregullt, duke u kthyer kështu në një perandori të pastrimit të parave.

Ky grup mafioz shqiptaro-gjeorgjian ka ngritur një rrjet ndërkombëtar që operon jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Slloveni duke përdorur ‘KFC’ si franchise për të larë para në masë.

– Si është e mundur që një kompani me kapital prej vetëm 100 lekësh, si Global Fast Food Albania, të marrë licencën për një ‘franchise’ ndërkombëtare si KFC dhe të operojë pa u shqyrtuar nga autoritetet financiare shqiptare?

-A ka ndonjë hetim për mënyrën se si këto entitete të lidhura me kompanitë offshore, si TP Investment Limited, janë regjistruar dhe kanë përfituar nga mungesa e transparencës? /Pamfleti

Powered by WordPress