Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Zbulohet plantacion në rrethinë të Gjilanit me rreth 500 bimë narkotike të mbjellura: Policia jep detaje

Zbulohet plantacion në rrethinë të Gjilanit me rreth 500 bimë narkotike të mbjellura: Policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin ku është zbuluar një plantacion me bimë narkotike në një fshat në Gjilan.

PK ka deklaruar se në këtë plantacion ishin mbjellur rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa.

“Këto bimë ishin të mbjella në katër sera dhe ishin në një fazë të mirë zhvillimi.”, thuhet në njoftim.

Rreth këtij rasti janë arrestuar tre persona, të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Teksa është konfiskuar edhe një armë e llojit AK-47.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti përfshirë shkatrrimin e lëndëve do të bëhet në koordinim me këto organe.”, vijon njoftimi.