Yoro i cili do të mbushë 19 vjet edhe pak kohë, vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Ligue 1 me ekipin e Lille dhe ka disa oferta në dispozicion.
Interesimi i Madridit për qendërmbrojtësin u bë publik më herët gjatë kësaj vere, por ata nuk duan të paguajnë çmimin e kërkuar prej 50 milionë eurosh nga Lille.
Kjo nuk ka qenë një problem për Unitedin të cilëve iu pranua një ofertë gjatë kësaj jave nga Lille, por Yoro ende po shpreson për një kalim në ‘Santiago Bernabeu’.
Gazeta AS kishte raportuar se madrilenët duan të nënshkruajnë me një mbrojtës të ri këtë verë për të zëvendësuar kapitenin e klubit Nacho Fernandez.
Por në rast se dështon transferimi i Yoros, tani drejtuesit e klubit madrilen po mendojnë për opsionin Gila, i cili u largua në drejtim të Lazios në 2022 pasi kishte bërë vetëm dy paraqitje për klubin.
Sidoqoftë, ‘Los Blancos’ zotërojnë 50 për qind të kartonit të Gilas pasi e shitën për gjashtë milionë euro kështu që rikthimi i tij do të ishte një opsion i lirë dhe i mirë për ta.
Megjithatë, Reali nuk është klubi i vetëm që po shikon mundësinë e transferimit të Gilas, pasi edhe Interi, Juventusi dhe Bayer Leverkuseni po e monitorojnë atë.
23-vjeçari Gila cilësohet si njëri prej mbrojtësve më të shpejtë në Serie A ndërsa kishte shkëlqyer me fanellën e Lazios me të cilët arriti deri në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.