Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zbulohet “masterplani” i Elon Musk-ut, do e mbyll FBI-në

Zbulohet “masterplani” i Elon Musk-ut, do e mbyll FBI-në

Vivek Ramaswamy, i cili u emërua nga Donald Trumpi për të drejtuar Departamentin e ri të Efikasitetit të Qeverisë së bashku me Elon Musk-un, beson se FBI-ja duhet të mbyllet dhe 1.5 milionë punonjës të qeverisë duhet të shkarkohen.

Mbyllja e agjencisë shtetërore do të kërkonte miratimin e Kongresit, por Ramaswamy është i vendosur të shkurtojë burokracinë në vetëm dy vjet. Departamenti i tij do t’i bëjë rekomandime Shtëpisë së Bardhë se si të shkurtojë pjesë të mëdha të buxhetit federal gati 7 trilionë dollarë.

Është ideja e miliarderit Elon Musk.

Trump u dha kohë të dyve deri më 4 korrik 2026 për të dorëzuar raportin dhe njoftoi se do të iniconte “ndryshime drastike” dhe do të propozonte reforma strukturore në shkallë të gjerë.

Trump ka thënë tashmë se ai do të shfuqizojë Departamentin e Arsimit dhe do t’ua linte arsimin shteteve, dhe gjithashtu do të eliminonte “shtetin e thellë”, punonjësit federalë të karrierës, të cilët ai thotë se ndjekin vetëm qëllimet e tyre.

Ramaswamy është një miliarder, sipërmarrës farmaceutik dhe ish-kandidat presidencial republikan. Në rastin e FBI-së, ai do të donte të rialokonte një pjesë të buxhetit prej 11.4 miliardë dollarësh për Shërbimin Sekret dhe Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes.

Slogani i tij i fushatës ishte “Mbyllni ata!”, dhe libri i tij i vitit 2021 “Woke INC” denoncoi strategjitë e biznesit të diktuara nga ndryshimet klimatike.

Në axhendën e Musk janë 2 trilion dollarë shkurtime buxhetore, pak më pak se një e treta e shpenzimeve prej 6.75 trilion dollarësh të qeverisë amerikane.

Sipas planit të Musk, qeveria amerikane do të reduktonte numrin e rreth 400 agjencive dhe burokracive në vetëm 99.

Powered by WordPress