Është zbuluar tashmë lista e 10 fituesve apo lojtarëve me pagat më të mira në Superligën e Arabisë Saudite, ku padyshim Cristiano Ronaldo është fituesi më i madh.
Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Real Madridit, Cristiano Ronaldo u bë emri i parë i madh që u transferua në Arabinë Saudite pasi nënshkroi për Al Nassr në janar të vitit 2023.
Që atëherë, klubet në Superligën Saudite kanë shpenzuar para të mëdha në përpjekje për të joshur disa nga lojtarët më të mirë të Evropës për t’u transferuar në Lindjen e Mesme.
Verën e kaluar, lojtarë si Karim Benzema, Neymar, N’Golo Kante, Roberto Firmino, Fabinho dhe Ruben Neves nënshkruan të gjithë për klubet e Arabisë Saudite.
Është raportuar gjerësisht se klubet e Arabisë Saudite arritën të joshin lojtarët larg futbollit evropian për shkak të fuqisë së tyre financiare shumë më të lartë.
Përpara sezonit të ri, janë zbuluar 10 pagat më të larta nga Superligë Saudite.
Sipas faqes së specializuar Capology, Ronaldo është lojtari me të ardhurat më të larta në Arabinë Saudite, duke fituar një shifër bruto prej 200 milionë euro në vit.
Paga e portugezit është dyfish më e lartë sesa lojtari i dytë, ish-bashkëlojtari i tij te Real Madridi, Benzema dhe ish-ylli i Barcelonës, Neymar Jr, që të dy thuhet se fitojnë nga 100 milionë euro në vit.
Ish-yjet e Ligës Premier, Riyad Mahrez, Sadio Mane, Kalidou Koulibaly, Aymeric Laporte, Aleksandar Mitrovic dhe N’Goli Kante ishin të gjithë të përfshirë në listë.
Këtu janë 10 lojtarët më të mirë në Ligën Profesionale Saudite:
1.Cristiano Ronaldo – Al Nassr – 200 milionë euro
2.Karim Benzema – Al Ittihad – 100 milionë euro
3.Neymar – Al Hilal – 100 milionë euro
4.Riyad Mahrez – 52.5 milionë euro
5.Sadio Mane – Al Nassr – 40 milionë euro
6.Kalidou Koulibaly – Al Hilal – 34.7 milionë euro
7.Aleksandar Mitroviq – Al Hilal – 25 milionë euro
8.Sergej Milinkovic-Savic – Al Hilal – 25 milionë euro
9.N’Golo Kante – Al Ittihad – 25 milionë euro
10.Aymeric Laporte – Al Nassr – 24.5 milionë euro