Një dokumentar i HBO ka hedhur dritë mbi krijuesin e monedhës digjitale bitcoin. Deri më tani ishte supozuar se shpikësi i kësaj monedhe ka qenë Satoshi Nakamoto. Mirëpo, pikërisht dokumentari në fjalë e ka identifikuar kandezin Peter Todd, si themeluesin e vërtetë të kësaj kriptomonedhave.
Kështu, pranimi i Todd si kreatori i bitcoinit, do t’i jap fund një dekade spekulimesh mbi identitetin e vërtetë të atij, puna e të cilit ka nxitur një çmenduri globale për monedhat digjitale, shkruan “The Politico”. Ky zhvillim i ka tejkaluar kufijtë e financave, por gjithashtu ka lejuar edhe mashtrime të përhapura dhe aktivitete të tjera të paligjshme.
Po ashtu, Todd nuk është një emër i anonim për entuziastët e parave pa shtet. Si një zhvillues i bërthamës së bitcoin-it, emri i tij gjithmonë ka pasur rëndësi për komunitetin e kësaj botë. Por ai rrallë ishte konsideruar si i “dyshuari” kryesor.
Një 39 vjeçar, i diplomuar në Kolegjin e Ontario në Toronto, Todd duhet të ketë qenë 23 vjet, kur për herë të parë hodhi bazat e sistemit ë parave të decentralizuara.