Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Zbulohet kërcënim i ri i frikshëm për fertilitetin mashkullor, prek më shumë të rinjtë e moshës 25-35 vjeç

Zbulohet kërcënim i ri i frikshëm për fertilitetin mashkullor, prek më shumë të rinjtë e moshës 25-35 vjeç

Temperaturat e larta përbëjnë një kërcënim për fertilitetin mashkullor, sipas një studimi të ri nga studiuesit nga Singapori. Sipas studimit, ekspozimi ndaj temperaturave ekstreme të larta dyfishon mundësinë e meshkujve për të pasur një numër të ulët të spermës.

Qelizat riprodhuese tashmë dihet se ndikohen nga nxehtësia, por gjetjet e studiuesve ofrojnë një pamje më të detajuar se si ndryshimi i klimës mund të ndikojë në normat e fertilitetit.

Ata arritën në përfundimin se burrat që ishin ekspozuar ndaj nxehtësisë ekstreme në tre muajt para se të jepnin një mostër sperme kishin 46% më shumë gjasa të kishin një numër të ulët të spermës. Përveç kësaj, rreziku i përqendrimit të ulët të spermës gjithashtu u rrit me 40%, ndërsa përkatësisht spermatozoidet ishin dukshëm më të ngadalta.

Dr. Samuel Gunther, një studiues në Shkollën e Mjekësisë Yong Loo Lin, i cili mori pjesë në studim, tha se të rinjtë duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm.

“Në mënyrë konvencionale, gjetjet e deritanishme sugjerojnë se cilësia e spermës zvogëlohet me procesin e plakjes, por çfarë ne zbuluam në këtë studim se ishin burrat në moshën e tyre kulmore të riprodhimit, midis 25 dhe 35 vjeç, ata që u prekën më shumë nga nxehtësia. Kështu që të rinjtë duhet të jenë të vetëdijshëm se janë të prekshëm ndaj këtyre efekteve”, tha mjeku.

Ai madje shtoi se “temperaturat do të vazhdojnë të rriten, prandaj ata që dëshirojnë të kenë fëmijë duhet ta kenë parasysh këtë ”.

Shkencëtarët rekomandojnë që meshkujt që duan të bëhen prindër brenda një deri në tre muajve, të shmangin daljen jashtë në ditët jashtëzakonisht të nxehta. Përveç kësaj, për të rritur shanset e tyre, ata duhet të ndryshojnë edhe disa nga zakonet e tyre: të anashkalojnë saunën dhe banjat e nxehta, të mos veshin të brendshme të ngushta dhe të flenë në një ambient më të freskët.

Cikli i ovulacionit dhe cilësia e vezëve të një gruaje ndikohen gjithashtu nga temperaturat e larta. Duke gjurmuar të dhënat e lindjes së më shumë se 31,000 grave, studiuesit gjetën një lidhje pozitive midis shmangies së nxehtësisë ekstreme gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë dhe një rreziku më të ulët të lindjes së parakohshme.

Powered by WordPress