Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Art > Zbulohet busti i “Bilbilit të këngës shqipe”, Nexhmije Pagarushës

Zbulohet busti i “Bilbilit të këngës shqipe”, Nexhmije Pagarushës

Është bërë përurimi i bustit të bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha në fshatin e saj të lindjes, Pagarushë të Komunës së Malishevës.

Sipas njoftimit të komunës, ky aktivitet është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me komunitetin e fshatit Pagarushë (vendlindja e Nexhmije Pagarushës).

Aktivitetet do të mbahen sipas kësaj agjende:

Ora 10:00-Nderime te varri i Nexhmije Pagarushës, në Pagarushë.

Ora 10:30-Përurimi i Bustit të Nexhmije Pagarushës, në Pagarushë.

Ora 11:30-Program artistik në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani”, në Malishevë.

Mbretëresha e këngës shqipe Nexhmije Pagarusha është lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës dhe ka vdekur më 7 shkurt të vitit 2020, në moshën 86-vjeçare.

Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e këngës shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitet të tjera.

Veprimtaria muzikore 50-vjeçare e Nexhmije Pagarushës është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i ka takuar. Ajo është njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga tekstshkruesi Rifat Kukaj.

/TV Arbëria

 

 

Themes by WordPress