Ylli i muzikës pop, 42 vjeçe, ndau dhe më pas fshiu një postim në Instagram të dielën mbrëma, në të cilin ajo deklaroi veten si ‘beqare’ – dy muaj pasi u fotografua me Soliz.
Tani, burimet pretendojnë se ajo i ka dhënë fund kësaj marrëdhënie për shkak të fëmijëve, djemve: Sean Preston, 18 vjeç dhe Jayden, 17.
“Ajo zgjodhi fëmijët dhe mirëqenien e saj mbi Paulin”, tha një burim për DailyMail.com.
“Ata nuk u morën vesh dhe, në fakt, ai nuk e trajtoi atë ashtu siç e meriton të trajtohet”.
“Nuk ishte gjë tjetër veçse një rikthim dhe ajo e kupton këtë. Por ajo ka sërish kontakte me fëmijët e saj dhe kjo është më e rëndësishmja për të”, raportohet më tej.
Më përpara, ajo ka qenë në një romancë dashurie me trajnerin e fitnesit, Sam Asghari.
Britney viteve të fundit ka bërë një jetë të ç’rregullt dhe me probleme për shkak të së kaluarës së errët.