Ylli portugez, Cristiano Ronaldo thuhet se dëshiron të zgjasë qëndrimin e tij në Al Nassr dhe, rrjedhimisht, karrierën e tij si lojtar.
Ambicia përfundimtare e Ronaldos është të luajë për Portugalinë në Kupën e Botës së vitit 2026.
Kështu, sipas burimit saudit Al Harbi, Ronaldo dëshiron të zgjasë marrëveshjen e tij me Al Nassr deri në fillim të vitit 2027.
Marrëveshja e tij aktuale vlen deri në vitin 2025, ku ai fiton 200 milionë euro në vit.
Nëse Ronaldo luan deri në vitin 2027, ai do të pensionohet në moshën 41 apo edhe 42 vjeçare.
Këtë sezon, ylli portugez ka shënuar 11 gola dhe 6 asistime nga 11 ndeshje në të gjitha garat.
🚨 BREAKING:
Cristiano Ronaldo informed the management of Al Nassr before traveling to the Portuguese national team camp that he wants to renew his contract until the beginning of 2027.
Cristiano wants to play the 2026 World Cup while he is a player for Al Nassr and then he… pic.twitter.com/J8LhhfwPMM
— TCR. (@TeamCRonaldo) October 9, 2023
/TV Arbëria