Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zbulohen mallra tekstile të padeklaruara në Vërmicë – Dogana ndalon automjetin e udhëtarëve

Zbulohen mallra tekstile të padeklaruara në Vërmicë – Dogana ndalon automjetin e udhëtarëve

Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar të Vërmicës kanë ndaluar për kontroll një automjet të transportit të udhëtarëve, ku janë zbuluar dy çanta të mbushura me mallra tekstile të padeklaruara.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, vozitësi i automjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim. Megjithatë, gjatë kontrollit të detajuar, u konstatuan të kundërtat, pasi në automjet u gjetën mallrat e padeklaruara.

“Bazuar në nenin 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse”, thuhet në postimin zyrtar në Facebook.

Dogana ka theksuar përkushtimin e saj në luftën kundër kontrabandës dhe veprimtarive të paligjshme tregtare, duke synuar mbrojtjen e tregut vendor dhe interesit të qytetarëve.