Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zbulohen mallra të padeklaruara në pikëkalimin kufitar në Vërmicë

Zbulohen mallra të padeklaruara në pikëkalimin kufitar në Vërmicë

Gjatë kontrolleve rutinore në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar dy raste të kundërvajtjeve doganore që përfshijnë tentim të futjes së mallrave të padeklaruara në territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit të Doganës, pas selektimit për kontroll të detajuar në vijën e dytë, janë kontrolluar dy automjete të cilat fillimisht nuk kishin deklaruar ndonjë mall për zhdoganim. Megjithatë, gjatë inspektimit, autoritetet kanë zbuluar mallra të ndryshme të padeklaruara, përfshirë pjesë të përdorura për automjete, drita të përparme, parfum, një çantë dore si dhe një pako me këpucë të llojeve të ndryshme – të kategorizuara si mallra stoku.

Dogana ka bërë të ditur se kundërvajtësit janë ndaluar dhe ndaj tyre janë iniciuar procedurat përkatëse ligjore në përputhje me rregullat doganore në fuqi.