25 kampe torture janë zbuluar nga autoritetet ukrainase në zonën përreth qytetit lindor të Ukrainës, Kharkiv, që nga çlirimi i tij nga pushtimi rus.
Shefi i Policisë Rajonale, Volodymyr Timoshko ka thënë se në këto kampe trupat ruse kanë ndaluar dhe torturuar civilë në kushte çnjerëzore, shkruajnë mediat e huaja.
“Në këto kampe, trupat ruse ndaluan dhe torturuan civilë në kushte çnjerëzore. Disa nga të burgosurit i ishin nënshtruar goditjeve elektrike dhe të tjerët kishin thyer gishtat”, deklaroi ai.
Zona përreth Kharkiv është pushtuar nga trupat ruse për muaj të tërë. Ata u tërhoqën vetëm në fillim të shtatorit pas një kundërsulmi ukrainas.
Që atëherë, në rajonin e çliruar janë zbuluar 920 trupa civilë, përfshirë 25 fëmijë, shtoi Timoshko. Ata u vranë nga ushtarët rusë, tha ai.
Sipas hetimeve nga autoritetet ukrainase, forcat ruse kanë kryer krime lufte edhe në territore të tjera të pushtuara. /TV Arbëria