Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zbulohen detaje të reja, ky është vendi ku raportohet të jetë vrarë Faton Hajrizi

Zbulohen detaje të reja, ky është vendi ku raportohet të jetë vrarë Faton Hajrizi

Sipas mediave serbe, Faton Hajrizi u vra në rrugën “21 Drinska” në Loznicë për shkak se i rezistoi policisë.

Më herët, kur Ministria e Brendshme serbe publikoi foton e Faton Hajrizit si i kërkuar, një nga vendësit raportoi se kishte parë një person me atë përshkrim në ish-stacionin e pompimit Viscoza.

Anëtarët e Ministrisë së Brendshme në numër të madh bllokuan të gjithë zonën dhe rrugën “Drina”, e cila shkon nga qendra e Loznicës deri në rrugën për në Republikën Serbe dhe në numrin 21 ata dyshohet se likuiduan Hajrizin.